“Bomba” nga Suedia: Ibra lojtar dhe asistent i Mourinhos te United

37

Zlatan Ibrahimovic mund t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere, pas njoftimit për largim nga francezët e PSG-së.

Gazeta suedeze “Sportsbladet” shkruan se 34 vjeçari në ‘Old Trafford’ do t’i kryejë dy funksione.

Ish anëtari i Interit dhe Milanit, do të luaj dhe do të jetë asistent i Mourinhos te Unitedit, shkruan gazeta suedeze.

Jose Mourinho pritet të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi që këta të fundit ë shkarkojnë Louis van Gaalin./Indeksonline/