Ditën Kosova e mëson grupin, në mbrëmje fituesin e Champions Leagues

24

E shtuna e 28 majit pritet të jetë dita kur Kosova do të mësojë grupin e saj në eliminatoret për botërorin, “Rusia 2018”. FIFA ka paralajmëruar të shtunën mbledhjen e radhës ku në rend të ditës do të jetë edhe Kosova dhe Gjibraltari.

Raportohet se do të jetë një ditë me tensione dhe kundërshtime pasi që disa përfaqësuese nuk e njohin Kosovën si shtet dhe do të jenë kundër futjes në grupe të përfaqësueses më të re në FIFA dhe UEFA.

Pasi të mësohet fati i Kosovës, adhuruesit e futbollit në mbrëmje do të mësojnë edhe fituesin e Ligës së Kampionëve pasi që kjo datë përkon me finalen e madhe ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit./Indeksonline/