Veseli: Demarkacioni nuk është në rend dite nesër në Kuvend

22

Çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të diskutohet as nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, gjatë vizitë në familjen Rugova.
“Nuk është pikë e rendit të ditës, ne e kemi përcaktuar por ende nuk e kemi bërë të ditur datën”, ka thënë Veseli.
Ndryshe opozita kosovare ka paralajmëruar se do t’i kthehen protestave brenda dhe jashtë Kuvendit për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi./Indeksonline/