Zyrtare: Serbia e dërgon në CAS çështjen e pranimit të Kosovës në UEFA, beson në fitore

45

Federata e Futbollit të Serbisë ka dërguar ankesë në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit në Lozanë Zvicrës, në lidhje me pranimin e Kosovës në UEFA.

Serbët në kërkesën e tyre pretendojnë se UEFA ka shkelur statutin e saj, duke pranuar Kosovën, si një shtet që ende nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Paraqitjen e ankesës në CAS nga serbët, për ‘Tanjug’ e ka konfirmuar Gabriel Lansky, anëtar i “Lansky, Ganzger & partner”, zyre kjo e avokatisë me seli në Austri dhe Sllovaki.

“Zyra jonë përfaqëson interesat e FSS kundër këtij vendimi, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi paraqitur ankesë në CAS”, ka thënë Lansky për ‘Tanjug’, transmeton Indeksonline.

“Siç e dimë, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, dhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk mund të bëhet anëtare e UEFA-s”, ka shtuar ai, që në fund shprehet i bindur se Federata e Futbollit të Serbisë do të fitojë këtë kontekst për shkak të vendimit të paligjshëm të UEFA-s./Indeksonline/