Fajon: Do të angazhohem për demarkacionin, lajme të mira për Kosovën

34

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se do të përpiqet që të zgjidh problemin e demarkacionit të të kufirit me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët.

“Në këtë frymë do të bëjë gjithçka që është në fuqinë time për të adresuar çështjet që kanë mbetur të hapura. Unë jam optimiste se do të arrijmë që të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët e përfshira në këtë proces” ka thënë Fajon.

Fajon ka thënë se pret që t’i japë sërish lajme të mira Kosovës.

“Vetëm para një jave unë jam kthyer nga Kosova nga takimi historik për MSA-në dhe shpresoj që së shpejti të kthehem sërish atje me disa lajme të pozitive. Ky hap do të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilat janë intensifikuar prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit”, ka thënë Fajon.

Fajon ka folur edhe për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin  vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se ky veprim është një afrim më i madh i Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sipas saj, më këtë vendim nuk do të përfitojnë vetëm qytetaret, porse përfitimet do të jenë të fushave të ndryshme duke u nisur nga ato ekonomike, kulture dhe të tjera, raporton “zeri.info”.