Pas FIFA-s, edhe UEFA e vendos Kosovën në faqen zyrtare në mesin e anëtarëve të tjerë (Foto)

49

24 ditë pas pranimit, UEFA në faqen zyrtare të saj ka vendosur Kosovën si anëtare të plotë, në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj shtëpie të madhe të futbollit.

Kosova u bë anëtare e UEFA-s më 3 maj, duke marrë 28 vota, aq sa duheshin në Kongresin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, në Budapest.

Tani Kosova gjendet në mesin e 55 federatave anëtare të UEFA-s, në faqen zyrtare të kësaj të fundit. Një gjë të tillë FIFA e pati bërë menjëherë pas pranimit në Kongresin e Meksikës.

Vlen të ceket se Kosova është duke pritur nga UEFA tani që të vendoset në njërin nga grupet kualifikuese për botërorin e Rusisë,  si dhe lejimin e skuadrave kosovare për të garuar në garat evropiane./Indeksonline/

Image