E frikshme/ I del gjarpri nga makina (Video)

57

Gjarpërinjtë janë vërtet të frikshëm për shumicën e njerëzve dhe shumë janë befasuar, pasi i ka parë duke dal nga makina, tualeti apo dhoma e fjetjes. Një ngjarje e tillë kur gjarpri del nga makina ka ndodhur në qytetin e Klinës.

Një video e postuar në rrjetet sociale, shihet se si gjarpri del nga motori i një shoferi dhe fillon të lëvizë.

Aty pranë janë edhe shumë të tjerë që mundohen ta mbysin gjarprin. Disa me lopatë në dorë e disa mundohen ta kapin me këmbë./Albeu/