Këto 10 gjëra duhet menjëherë t’i fshini nga Facebooku

170

Shumica e njerëzve në botë janë përdorues të përditshëm të rrjetit social Facebook. Këto janë 10 gjëra që duhet t’i fshini nga faqja e juaj e Facebookut për shkak të sigurisë, shkruan Independent.

1. Datën e lindjes – Kjo për shkak se përmes datës së lindjes të cilën ju e publikoni në Facebook, hakerët e internetit mund ta thyejnë edhe kodin e kartelës së bankës së juaj, andaj kujdes.

2. Numrin e telefonit – Nëse e keni publikuar numrin e telefonit në Facebook, sigurisht që do të shqetësoheni nga persona të panjohshëm.

3. Fotografitë kur keni qenë të vegjël /fëmijërisë suaj – Çfarë lloj interesi keni t’i shpërndani fotografitë e fëmijërisë suaj me të tjerët…?

4. Ku shkollohet fëmija juaj – Nëse e keni të shkruar këtë informacion në Facebook dhe po e ndani me të tjerët, duhet ta fshini menjëherë pasi fëmija juaj mund të rrezikohet vetëm pse ju keni vendosur të tregoni vendin se ku shkollohet/shkollën e tij/saj.

 

5. Lokacioni – Nëse e keni bërë një gjë të tillë, e keni treguar lokacionin, mund të rrezikoheni edhe ju vet nga persona të ndryshëm. Policia në Britani të Madhe ka pasur një sërë rastesh të tilla.

6. Menaxhimi –  E dimë se Facebook është një media sociale dhe në një farë mase ndërveprimet tuaja duhet të jenë të qarta. Andaj kontrollojeni mirë.

7. Mjaftë më, mos e trego lokacionin e juaj – Njerëzit harrojnë faktin se duke treguar vendndodhjen tuaj në shtëpi, në fakt jep edhe adresën e shtëpisë.

8. Ku dhe kur do të shkoni në pushime – Shumë persona janë ballafaquar me vjedhje pasi ata kanë shkruar në Facebook se ku do të shkojnë në pushime. Andaj, mos e bëni këtë.

9. Statusin e lidhjes tënde – Nëse dëshironi ta festoni një lidhje të re që keni krijuar, mos e bëni atë në Facebook.

Duhet ta keni parasysh se nëse i ndërprenë kontaktet me atë person që lidheni dhe e largoni lidhjen edhe nga Facebooku, atëherë do të ndiheni shumë më keq.

10. Numrin e kartelës së bankës dhe detaje – Këtë nuk duhet ta bëni kurrsesi, kurrsesi… /GazetaExpress/