Investimet gjermane në Podujevë, pritet të punësohen më shumë se 500 persona

367

Investitorë gjermanë kanë vendosur të investojnë në qytetin e Podujevës me ç’rast do të hapen më shumë se 500 vende të reja të punës.

Kjo është bërë e ditur nga një konferencë për media që është mbajtur sot nga Ministri i Punës, Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, së bashku me një grup inevstitorësh gjerman.

Gjermanët do të hapin një fabrikë për përpunimin ushqimor dhe përpunimin e perimeve.