Na studiojnë francezët: Ja pikat e forta dhe të dobëta të Shqipërisë

71

Për 13 ditë me radhë do të ofrojmë informacione mbi 24 kombëtaret, që do të konkurrojnë së shpejti në fazën finale të “Euro 2016”. Ne po e vazhdojmë “udhëtimin” tonë me një prej ekipeve të papritura të këtij Europiani: Shqipëria. Kjo kombëtare do të luajë për herë të parë në historinë e saj në një Europian, konkretisht kësaj vere në Francë. Ekipi ballkanas është duke e shijuar ndryshimin e organizimit të Europianit, e cila kaloi për herë të parë në historinë e vet nga 16 në 24 finalistë pjesëmarrës,shkruan telesport. Kjo procedurë e re është një mundësi për të parë kombet e vogla të kualifikohen në fazën e grupeve, për të dalë me guxim në finalet e një Europiani dhe për të provuar shansin e tyre kundër më të rëndësishmëve të futbollit kontinental. Modifikimi që iu bë Kampionatit Europian të këtij viti, zgjerimit të tij, ofron mundësinë për ekipe më të dobëta në letër të jenë pjesë e fazës finale.

Rruga për në Francë: E dyta në Grupin I Në një grup me vetëm 5 ekipe, Shqipëria ka arritur “vjedhjen” e përsosur, duke përfunduar befasisht në vendin e dytë, pas Portugalisë. Ajo la mbrapa vetes ekipe të tilla si Danimarka apo Serbia. Bashkëlojtarët e Lorik Canës morën dy barazime kundër Danimarkës (1-1 / 0-0) dhe një fitore, në fillim të fushatës kualifikuese, në shtëpinë e Portugalisë (1-0). Produkti final i fushatës ishte i mirë; me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Top-lojtari: Lorik Cana (FC Nantes) Të gjithë francezët e njohin domosdoshmërisht. Lorik Cana luajti 4 ndeshje gjatë gjithë sezonit te PSG, para se të nisej drejt rivalit të drejtpërdrejtë të skuadrës kryeqytetase, Olympique Marseille, me të cilën do të luante 4 sezone. Në 32 vitet e tij, mesfushori është konvertuar në mbrojtës qendror. Ai e njeh më mirë se kushdo tjetër mjedisin francez, stadiumet e këtij vendi mikpritës të “Euro 2016”, ku mund të shkelë në mënyrë të përsëritur. Pasi kaloi 5 sezone jashtë vendit (1 me Sunderland, pastajk 4 te Lazio), Lorik cana gjeti një mënyrë për t’u kthyer dhe për të luajtur në Francë, te FC Nantes, me të cilën regjistroi 21 ndeshje. Ai do të jetë një element i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Me përvojën e tij, Loriku do të krijojë një qetësi dhe siguri, që janë mëse të nevojshme në kësi kompeticionesh. Lorik Cana dhe të tijtë do të kenë mundësinë për t’u përballur në ndeshjen e parë me Zvicrën. Ai e di mirë rëndësinë e fillimit të mbarë, sepse është përballur me të njëjtin ekip, kur ka debutuar me kombëtaren shqiptare, në vitin 2003 (u mund me rezultatin 3-2).

Pika e fortë: Mbrojtja Në qoftë se Shqipëria ka një pikë të forte, kjo është mbrojtja. Ekipi i trajnuar nga Gianni Basi pësoi vetëm 5 gola në 8 ndeshjet e luajtura në fazën kualifikuese, duke e mbajtur portën në katër raste të pastër. Shqipëria luan me sistemin 4-3-3, ashtu si edhe PSG, me 3 lojtarë mesfushorë për qëllime mbrojtëse. Me linjat mbrojtëse të shtrënguara, Shqipëria, ashtu si Atletico Madridi i trajnerit Simeone, e pret kundërshtarin e tij, pastaj kundërsulmon në mënyrë shkatërruese. Një forcë që mund ta lejojë atë për të krijuar befasi e surpriza.

Pika e dobët: Mungesa e përvojës Pavarësisht nga një sukses mbresëlënës në fushatën eliminatore në grupe, ku spikat fitorja e madhe kundër Portugalisë, pa harruar triumfin edhe kundër Francës, më 13 qershor 2015 (1-0), Shqipëria nuk mund të mburret nga përvoja që ka në të tilla nivele të futbollit. Ekipi nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar. Veçanërisht, në qoftë se shikoni skuadrën e “shqiponjave”, mund të kuptosh se asnjë lojtar në paralistën me 27 emra nuk ka përjetuar një eksperiencë në ndonjë klub të madh, përveç Canës. Ky faktor është shpesh një çelës për të hequr qafe kundërshtarët, kur talenti i lojtarëve mungon.

Qëllimi: Të bëhet e njohur Vend i vogël ballkanik, prej më pak se 4 milionë banorësh, që quhet Shqipëria, kërkon të bëhet e njohur për diçka tjetër nga qindra vitet e pushtimit. Historia e saj e bëri atë të jetojë, që nga Mesjeta deri në Luftën e Dytë Botërore nën pushtime të ndryshme. Shqipëria, siç kemi përmendur, do të luajë për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian dhe ka rënë në një nga grupet më të lehta. Edhe pse Franca duket favorite, ajo mund të rivalizojë me kombëtare si Rumania dhe Zvicra, të cilat po shkëlqejnë me paqëndrueshmërinë e tyre. Shqiptarët fituan 2 tituj në historinë e tyre. I pari në vitin 1946, që njihej si Kupa e Ballkanit, dhe më e fundit në vitin 2000, turneu ndërkombëtar në Maltë, “Rothymans”. Këto dy tituj, a mund të ndryshojnë në këtë Europian? E vështirë, por mbetet të shihet.

Programi për Shqipërinë në “Euro 2016”:

11 qershor, ora 15:00 Shqipëria-Zvicra (Lens)

15 qershor, ora 21:00 Franca-Shqipëria (Marseille)

19 qershor, ora 21:00 Rumania-Shqipëria (Lion)