PODUJEVË: Zbulohet Muralja e Heroit të kombit “ALI AJETI”(FOTO)

384

Në 27 vjetorin në Podujevë ,është  përkujtuar sot  heroi i kombit, prijësi i Çetës së Llapit, “Ali Ajeti “,me këtë rast  në Rrugën “Skënderbeu”, përball sheshit të qytetit  është ,në muret e një objekti banesorë është  zbuluar sot muralja e heroit të kombit “Ali Ajeti”,zbulimin e bëri Kryetari i AAK-se RAmush Haradinaj ,bashkë me nëna e heroit te kombit “Ali Ajeti” Hava Ajeti. Në manifestimin i cili u mbajt ne sheshin e qytetit Kryetari I AAK-së e Ramush Haradinaj ka folur për figurën e heroit te kombit “Ali Ajeti”,ndërsa nënës Havë , i tha se tash ke më shumë arsye për ta vizituar këtë vend ku  është vendosur muralja e djalit tuaj dhe te Kosovës  “Ali Ajeti”.Do theksuar se në manifestim për figurën e “Ali Ajetit” ka folur edhe Muhamet Latifi ,kryetar i degës se PDK-ë në Podujevë.


Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeqël të Besianës, në vitin 1957 në një familje të njohur atdhetare.

Nga viti 1981 Ali Ajeti së bashku me shokët e organizatës vazhdonte pandërprerë të shkruante e të shpërndante parulla, afishe, komunikata. Ai, dallohej veçanërisht në organizimin e zgjerimin e organizatës me anëtar të rinj, pasi kishte fituar një besim të veçantë nga rinia heroike e Llapit. Më vonë, grupi u zgjerua me anëtarë të tjerë. Gjatë viteve 1981 e 1982 organizata zgjerohej me anëtarë të rinj. Lëvizja vepronte me sistemin e treshit, për hir të konspiracionit. Duke e kuptuar se pushteti Jugosllav me hapat që filloi t’i marrë, kundër popullit shqiptar, gjatë muajit mars të vitit 1982, organizata ia shtoi vetes për obligim edhe përgatitjen për luftë, ‘nëse kërkesa e popullit nuk do të realizohet’, pasi që kthim prapa nuk kishte. (Avdi Gjata).

Ali Ajeti, falë gjeturisë, konspiracionit dhe punës efektive që bënte me shokë për disa vjet veprimtari e tij revolucionare nuk u zbulua. Bashkëluftëtarët e tij thonë se grupi ishte zgjeruar po thuajse në tërë rajonin e Llapit.

Pas afër tre vjet veprimtarie intensive në drejtim të konsolidimit të radhëve, arrestohet një pjesë e grupit në krye me Ali Ajetin, Bajram Ajetin. Pas hetimeve e maltretimeve që iu kishin bërë inspektorët e UDB-së, në mesin e tyre edhe inspektorët e njohur për dhunë fizike kundër të burgosurve, më 18 qershor 1984 ata nxirren para Gjyqit të Qarkut në Prishtinë. “Për veprimtari armiqësore, nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar dhe kundër vlerave të bashkim vëllazërimit dhe tërësisë territoriale të RSFJ-së” u dënuan:Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Mustafë Xhemajli, Musa Jupolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Kadri Llugalia, Avdi Gjata, Sabri R. Hamiti, Shaban Mulolli e Ali Ajeti. Në mesin q tyre, Ali Ajeti u dënua me 5 vjet burg të rëndë.

Gjatë tërë kohës së vuajtjes së dënimit me burg, Ali Ajeti asnjëherë nuk e kishte ndërprerë veprimtarinë e tij në propagandimin e idesë se vetëm lufta e armatosur do t i sillte liri Kosovës. Ishte kundërshtues dhe mospërfillës i autoriteteve të burgut. Vazhdimisht shprehte pakënaqësinë e vet dhe të shokëve të burgut për keqtrajtimin që iu bëhej të burgosurve politikë.

Përnjëherë pas daljes nga burgu në vitin 1988, Ali Ajeti fillon aktivitetin aty ku e kishte lënë. Kontakton shokët e vjetër dhe ata që po liroheshin nga burgjet dhe vazhdon të vë në jetë projektin e tij për krijimin e grupeve ilegale, për t iu kundërvënë represionit të regjimit të Milosheviqit, sipas shembullit të luftës guerile e partizane.

Mbante kontakte ilegaliteti e koordinim bashkë-veprimtarie me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Sabri Kiçmarin, Bajram Ajetin, Hasan Ramadanin, Shaban Mulollin, por edhe me Zahir Pajazitin. Ai siguroi edhe armë në marrëveshjen që kishte bërë me Afrim Zhitinë i cili ishte organizator dhe përgjegjës i Frontit Nacional Çlirimtar e më vonë koordinator i LPRK-së për tërë Kosovën. Grupi i armatosur i Ali Ajetit kishte në mesin e vet rreth 30 militantë. Komandanti i parë i Çetës së Llapit ishte Ali Ajeti, kurse përgjegjës politik i Çetës, Sabri Kiçmari. Aksionin e parë luftarak, në Besianë kjo çetë e mori më 27 mars 1989 në një përleshje me policinë, ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër. ( Avdi Gjata)

Më 30 maj të vitit 1989 ishte organizuar një demonstratë masive e shqiptarëve liridashës në Besianë, meqë gjatë atyre ditëve Kosovën po e vizitonte një delegacion diplomatësh nga Parlamenti Evropa, mbase me qëllim për t’ u njohur për së afërmi me rrjedhat në Kosovë, pas pezullimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi kriminal i Milosheviqit . Ali Ajeti i armatosur printe në ballë të demonstratës masive e cila eskaloi në protestë të dhunshme.

Më 31 maj të po atij viti, militanti i lirisë, komandanti i “Çetës heroike të Llapit” Ali Ajeti bie duke luftuar trimërisht e heroikisht kundër policisë së Milosheviqit, në fshatin Shtedim të Besianës, (ish-Podujevë).

Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ali Ajetit u bë burim frymëzimi jo vetëm për bashkëveprimtarët e tij të ilegales, por edhe për tërë rininë militante të kohës. Veprën e tij heroike, sipas idesë militante të Ukshin Hotit, “Bëje ose vdis” do ta vazhdonte njëri ndër komandantët më emblematik të luftës së UÇK-së Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij nga Llapi e tërë Kosova.

/RADIO VIZIONI/