Publikohet kënga “Autochthonous biri im” që i dedikohet djalit që u pagëzua me këtë emër (Video)

238

Ishte flamuri “Autochtonous” që ngjalli shumë emocione kur u pa në qiellin e Beogradit në natën e 15 tetorit të vitit 2014.

Kjo gjë “çmendi” serbët dhe arriti që t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.

Kjo ngjarje tashmë është plotësuar me një këngë. “Autochtonous biri im”, është kënga që i kushtohet djalit të Frrok Bardhit që është pagëzuar me emrin Autochtoni.

Kjo këngë është punuar me videoklip dhe këndohet nga këngëtari Kastriot Tusha.

Padyshim qe në këtë videoklip është edhe vetë protagonisti apo njohur ndryshe si heroi shqiptarë që ngriti këtë flamur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Ismail Morina-Ballisti.