“Qytetarët do të lëvizin pa viza kah mesi i verës”

48
epa04505610 A view of Schengen's sign in the village of Schengen, Luxembourg, 14 October 2014. EPA/NICOLAS BOUVY

Çështja e liberalizimit të vizave, për ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, është çështje e kryer, dhe lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës do të ndodh shumë shpejtë.

“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në shtetet anëtare të Schengenit kah mesi i verës”, u shpreh ministri i Brendshëm, Skender Hyseni në emisionin “Puls” të KTV-së

Megjithatë, ai tha se çështja e demarkacionit është e ndërlidhur me këtë çështje.