Ka vdekur themeluesi i “Cap Anamur” zt. Rupert Neudeck.

82

(Köln – Gjermani) – Më 31 Maj 2016 ka vdekur themeluesi i organizatës bamirëse “Cap Anamur” zt. Rupert Neudeck. Ai vdiq në moshën 77 vjeçare pas një intervenimi kirurgjik në zemër thekson gazeta gjermane “Der Bild”.

Në vitin 1979 themeloi Cap Anamur-in kurse në vitin 2003 Korpusin e Paqes “Grünhelme“. Autoritetet gjermane atë e cilësuan si „Model për humanitet njerëzor“.

Cap Anamur para dhe pas luftës së fundit në Kosovë në rreth 75 fshatra të saj kanë sanuar rreth 6000 shtëpi prej të cilave në to përfshihen 9 shkolla, 5 shkolla profesionale dhe një spital. Gjithashtu ka organizuar ndihma me ushqime, veshmbathje dhe mbulesa për refugjatët në Shqipëri dhe Maqedoni, ka dhuruar edhe kamion mbeturinash dhe ka ngritur klinika mjekësore.

Rupert Neudeck ishte mik i popullit të Kosovës.

RADIO VIZIONI