Në Gërdovc të Podujevës është djegur lisi i vjetër pesë shekuj (VIDEO)

62

I mbijetoi kohës për pesë shekuj.

Por ky trung i vjetër në Gërdovc të Podujevës nuk i përballoi flakës që i vuri dikush të premten.

Plepi 500 vjeçar që kishte gjatësi prej 50 metrave u rrëzua për tokë, njofton Klan Kosova.

E ai ra pas përpjekjes së dytë, pasi që edhe rreth tri vite më parë dikush ishte munduar ta djegë.

Banorët e fshatit , që janë të lidhur emocionalisht më këtë plep thonë se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Komuna e Podujevës e kishte marr në mbrojtje këtë trung të vjetër si monument natyre. Por, kjo mbrojtje ligjore nuk dha ndonjë rezultat.

Komuna e Podujevës tha se gjitha masat do të merren edhe nga policia e Kosovës ,dhe se fajtori duhet të gjendet dhe të bart pasojat e ndëshkimit .

Por, organet e rendit i than Klan Kosovës se nuk janë në dijeni për rastin dhe për këtë arsye nuk ka rast të hapur për tu hetuar.

E për këtë trung të vjetër ishin thurur edhe mite nga breza të tërë të këtij fshati.

Mbase jetëgjatësinë e plepit të djegur do ta arrij një trung tjetër i mbjell para gjysmë shekulli të cilin pronari i tokës e quan zëvendës.