Msiti nga Llapi që bashkoi 400 çifte, nga kërkesat e shumta mban edhe kartëvizitë (Foto)

120

Podujeva mund të konsiderohet vend  “vakive”.

Xhezali Hashimi është kurioziteti i radhës nga Podujeva.

Ai ka shpërndarë kartëvizita jo që ka ndonjë biznes ose zyre, por msitnon.

Në kartëvizit Hashimi ka shkruar se bën bashkimin e fejesave dhe martesave, ku ka vendosur numrin e telefonit dhe adresën, që është rruga Ali Ajeti në Podujevë.

Indeksonline e ka kontaktuar Hashimin përmes telefonit për ta pyetur rreth veprimtarisë së tij.

Kur e ka hapur Hashimi telefonin është ankuar.

“M’kanë ba telashe njerëzit. Sot më kanë thirr shumë. Msiti këtu, urdhnoni”, është përgjigjur Hashimi.

Indeksonline e ka pyetur për vajza me letra sa janë kërkesat.

Ai ka thënë që s’ka, është problem për këtë kategori.

“Çfarë letrash, ka sa dush, po ato dojnë me i gjet vet”, ka thënë Hashimi për Indeksonline.

“Nuk mund të rrej, nuk ka me letra”, është përgjigjur.

Ai nuk ka treguar sa i kërkon për një ndërmjetësin, por e ka lënë që çmimin ta caktojnë vetë palët që kërkojnë nuse.

Ai thotë se deri më tani ka ndërmjetësuar 391 raste.

“Vizitë kartat i kam qe 5 vjet, krejt Llapi i kanë. Nja 391 msitni i kam kry”, ka thënë ai për Indeksonline