Avni Ajeti për listat e veteranëve: Ndikimi erdhi nga njerëzit në komision që u korruptuan

126

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti për fryrjen e listave të veteranëve thotë se ndikimi erdhi nga njerëzit e politikës që i korruptuan ushtarët dhe anëtarët e komisionit.

Ajeti thotë për Indeksonline se ka qenë njëri ndër të parët që ka ngritur zërin për listat e fryra.

“Unë kam qenë njëri prej të parëve që kam reaguar për listat kur janë publikuar. Ndikimi  erdhi nga njerëzit në komision që u korruptuan”.

Ajeti një pjesë të fajit e hedh edhe te partia në pushtet, PDK-ja, që sipas tij, e kanë politizuar shoqatën e veteranëve.

“Shoqata  është e politizuar nga  PDK-ja dhe e kapur nga ata  ushtarë që e kanë  një  vend  pune ose  keqpërdoren shoqatën”, thotë Ajeti për Indeksonline.

Ajeti konsideron se disa ushtarë janë kushtëzuar me një vend pune dhe nuk kanë guxim të flasin publikisht për parregullsitë që janë bërë me lista.

“Sepse disa ushtarë janë  kushtëzuar me një vend  pune  dhe  nuk kanë guxim të flasin dhe të mos ia kryejnë shërbimet atyre njerëzve më të lart në hierarki se ta. Një pjesë të fajit e kanë edhe vetë anëtarët e komisionit, pra bashkë me luftëtarët sepse edhe ata vepruan me direktiva”.

Numri i veteranëve luftëtarë që kanë aplikuar dhe pas shqyrtimit të ankesave ka dal të jetë 46 mijë e 230.

Ky numër e kishte befasuar edhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

Ndërsa Lëvizja për Bashkim, që edhe kryetari i saj Valon Murati ka qenë në UÇK, i ka bërë thirrje prokurorisë të nis hetime për listat e fryra. /Indeksonline/