Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s (Video/Foto)

83

Pjesa e parë kaloi nën dominimin e lehtë të lehtë të Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa rasti i parë u pa në minutën 23’, kur Besar Halimi provoi një goditje por që u ndal nga portieri kundërshtar.

Në minutën e 37’, gjërat për Kosovën u bënë më të vështira kur mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Bersant Celinës me karton të kuq, pas një zënke me lojtarët kundërshtarë.

Por edhe pse me një lojtar më pak, Kosova arriti që në pushimin e pjesës së parë të shkoi në epërsi, kur Albert Bunjaku në minutën e 44’ realizoi një gol të bukur me kokë, pas një harkimi të Leart Paçaradës.

Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Bunjakut u mbajtën mirë duke bërë që fare të mos vërehet mungesa e një lojtari, pasi që arritën të kishin dominimin edhe me 10 lojtarë në fushë

Në minutën e 59’, Albert Bunjaku bëri dy zëvendësime, duke larguar Bajram Jashanicën dhe Avni Pepën, për të futur në lojë Valmir Sylejmanin e Hannoverit dhe Lum Rexhepin.

Kosova në vazhdim bëri edhe dy zëvendësime tjera, kur në minutën e 78’ inkuadroi në lojë Ebasan Rashanin në vend të Besar Halimit, ndërsa në minutën e 85’, inkuadroi Flamur Kastratin në vend të Albert Bunjakut, realizatorit të golit.

Në minutën e 93′, Kosova dyfishoi epërsinë duke shënuar me anë të Elbasan Rashanit.

Kjo është fitorja e parë e Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe ndeshja e fundit para fillimit të eliminatorëve për Botërorin e Rusisë./Indeksonline/