Një person i lënduar në aksidentit Podujevë-Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

146

(Plotësuar)Një person është i lënduar, por jo në gjendje të rëndë, ka thënë për Indeksonline shefi i stacionit të Policisë së Kosovës në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka thënë se aksidenti rrugorë ka ndodhur në orën 17:40 dhe të involvuar kanë qenë një veturë dhe një kamionë.

“Policia iu është përgjigjur rastit, teksa një person ka qenë i lënduar por jo me lëndime të rënda”, ka thënë Bislimi për Indeksonlione.

Gjithashtu Bislimi ka informuar se të lënduarit i është dhëna ndihma e parë nga Emergjenca e Podujevës.

 

Një aksident i rëndë sa po ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, në fshatin Gllamnik, ku për pasoj një person është lënduar rëndë, raporton Indeksonline.

Një kamion është përplasur me një veturë të tipit BMW, dhe ndihma e shpejt është duke i dërguar të lënduarit në Qendrën Emergjente të Kosovës.

Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata të veturave në magjistralen Podujevë- Prishtinë./Indeksonline/

Foto Arkiva