Bima që nxjerr helmet nga organizmi, rritet rreth nesh

98

Hithra është një bimë është unike kuruese. Ajo ka një efekt në pastrimin e organizmit, sepse njëkohësisht pastron gjakun dhe nxit punën e zorrëve, andaj ky është një kombinim i dobishëm.

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut.

Ndër vite hithrat përdoren si ilaç natyra popullor. Qëllimi kryesor i tij ka qenë shërimi i dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve. Përveç se për qëllime shëruese sot është efikas edhe në produktet ushqyese.

Çaji i hithrit ndihmon në largimin e baktereve dhe materieve negative nga organizmi ynë. Kjo nënkupton që me ndihmën e mineraleve, trupi ynë nëpërmjet lëngjeve e konsumuara tret ushqimin që kemi ngrënë.

Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C. Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon tek mirëqenia e eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjat e të cilëve janë gjithmonë në zhvillim.