Bodo Weber: Brukseli i dha një mandat të thyer EULEX-it

52

Bashkimi Evropian ka humbur shansin për ta ndrequr EULEX-in në vitin 2014, por ka dështuar ta bëjë këtë. Kështu ka thënë analisti politik pranë Këshillit Politik të Demokratizimit, Bodo Weber.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Weber ka potencuar se Brukseli i dha një transicion të rremë dhe mandat të thyer EULEX-it, pas vitit 2014 duke ndikuar që ky mision të përmbushë vetëm pjesërisht mandatin.

“Kjo është arsyeja kryesore për zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës në EULEX”, ka thënë gjermani Weber.