GJERMANI, MBYTET NË LUM SHQIPTARI 10 VJEÇAR

77

Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe shpëtimtare si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit.

Një vogëlush 10 vjeçar shqiptar  ka humbur jetën deri sa po lahej në lumin Niers, afër qytetin Goch, në Gjermani, shkruan focus.de. Ekipi i shpëtimtarëve (DLRG) fillimisht ka arritur ta nxjerrë vogëlushin nga uji dhe kanë provuar rianimimin e pastaj e kanë transportuar në spital. Por, siç bën të ditur policia, ai ka vdekur dje në orët e para të mbrëmjes., transmeton albinfo.ch

Djaloshi, pasditen e të dielës kishte hyrë në ujë të lumit Niers, brenda një parku të qytetit Goch dhe është bartur nga rryma e ujit.

Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe DLRG si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit në afërsi të vendit të fatkeqësisë, poshtë në shtratin e lumit dhe e kanë nxjerrë prej aty, përcjell albinfo.ch Nuk dihet nëse ai dinte të notonte ose jo./albinfo.ch