Me “këmbë të djathtë”, Kombëtarja mbërrin në Francë

83

Ka mbërritur në Francë Kombëtarja shqiptare e futbollit. Ajo është nisur në orën 11.30 nga aeroporti i Bergamos me avion charter për të mbërritur në orën 13.20.

Pas mbërritjes skuadra ka zbritur sipas një ceremoniali të caktuar nga UEFA për të gjitha skuadrat e Europianit dhe ky ceremonial është xhiruar nga grupet e UEFA për tu përdorur nga kanalet e tyre digitale.

Në aeroport kanë dalur për të pritur ekipin edhe kryetari bashkise së qyteti ku do të qendrojë skuara dhe perfaqesues të tjerë të pushtetit lokal. Nga aeroporti i Lannion, skuadra është nisur për në Hotel L’Agapa ne Perros Guirec, i cili do të jetë edhe rezidenca e Shqiperisë në Europian.