Procedurat e azilit do të shkurtohen dukshëm ne Zvicër

33

Procedurat e azilit  do të shkurtohen dukshëm dhe azilkërkuesit do të sigurohen më shpejt, se a do të mund të qëndrojnë në Zvicër. Azilkëkuesit kanë siguruar po ashtu përfaqësim juridik pa pagesë.

Në votimet e sotme në referendum, rreth 66.8 për qind e votuesve i  thanë po rishikimin e ligjit të azilit, ndërsa 33.2 votuan kundër, shkruan albinfo.ch.

Votuesit i kanë pranuar ndryshimet duke votuar 66.8 për qind e zviceranëve për rishikimin e ligjit për azil.

Miratimi i lartë është regjistruar në kantonet Basel,  qytetin Vaud me 74 për qind, Neuenburg me 73 për qind dhe Cyrih me 70 për qind.

Me më pak se 60 për qind janë regjistruar rezultatet e votimin në kantonet e Ticino (56), Appenzell (56), Obwalden (57) dhe Schwyz (58).

Kundër është votuar vetëm në komunën Oberwil-Lieli AG, tashmë e njohur për qëndrimin kritik ndaj azilit.