10 përfitime shëndetësore nga agjërimi që do t’iu surprizojnë

139

1- Agjërimi ndihmon në rënien e peshës

Agjërimi mund të jetë një mënyrë e sigurtë për të rënë nga pesha ashtu siç kanë treguar studimet deri më tani. Agjërimi ndihmon trupin të djegë qelizat yndyrore në mënyrë më efektive se sa një dietë e zakonshme. Trupi përdor yndyrën si burim kryesor energjie në vend të sheqerit.

2- Agjërimi përmirëson sasinë e insulinës

Agjërimi ka treguar të ketë efekte pozitive në ndjeshmërinë e insulinës duke të lejuar ty të tolerosh në karbohidrate më mirë se sa kur nuk agjëroje. Studimet kanë treguar se pas periudhës së agjërimit, insulina vepron më mirë duke shtyrë qelizat të marrin glukozën nga gjaku.

3 – Agjërimi shpejton metabolizmin

Agjërimi i jep mundësinë sistemit tuaj të tretjes të pushojë dhe kjo fuqizon metabolizmin 0ër te djegur kaloritë në mënyrë më efikase. Nëse sistemi juaj tretës është i varfër kjo ndikon në aftësinë e metabolizmit tënd për të djegur yndyrnat.

4 – Agjërimi ndikon në jetëgjatësi

Besojeni apo jo, sa më pak të hash aq më shume do të jetosh. Studimet kanë treguar se jetëgjatësia e disa njerëzve ne disa kultura ka shumë të bëjë me gjërat dhe mënyrën se si hanë. Një nga arsyet kryesore të plakjes para kohe është metabolizmi i avashtë.

5 – Agjërimi përmirëson urinë

Nëse hani me shpesh aq me shumë uri do të keni. Prandaj agjërimi ndihmon në rregullimin e hormoneve në trupin tuaj që ai të kërkojë aq sa në të vërtetë është i uritur. Ne e dimë që njerëzit obezë nuk marrin sinjalet e duhura për te kuptuar qe duhet ti thonë stop me ushqimin.

6 – Agjërimi përmirëson modelin e të ngrënit

Agjërimi mund të jetë një praktikë e dobishme për ata që vuajnë në çrregullimet e të ngrënit dhe për ata që e kane të vështirë të ndjekin një model të duhur të ngrëni sidomos kur janë të zënë me punë.

7 – Agjërimi ndihmon në mirë funksionimin e trurit

Agjërimi ka treguar se arrin të përmirësojë funksionimin e trurit. Kjo për arsye sepse rrit prodhimin e proteinave të quajtura neurotrofike. Kjo lëndë aktivizon qelizat e trurit për t’u konvertuar në neurone të reja dhe prodhon gjithashtu kimikate të tjera në tru që promovojnë shëndetin mendor.

8 – Agjërimi përmirëson sistemin imunitar

Agjërimi përmirëson sistemin imunitar sepse zvogëlon rrezikun e radikaleve të lira duke përmirësuar kushtet inflamatore ne trup dhe gjithashtu djeg qelizat kancerogjene.

9- Agjërimi ndihmon në vetë-iluminim

Agjërimi ka ndihmuar shumë njerëz të ndihen më të lidhur me jetën gjatë praktikave si leximi, meditimi, joga apo artet marciale. Pa ushqim në sistemin tretës, kjo krijon hapësirë për më shumë energji në trup. Agjërimi për vetë-ndriçim na bën të ndjehemi më mirë psikologjikisht dhe fizikisht.

10- Agjërimi ndihmon për një lëkurë të pastër dhe heq puçrrat

Agjërimi mund të ndihmojë në pastrimin e lëkurës suaj në trup pasi të jetë liruar sistemi tretës. Mjafton të fokusosh energjitë. Të mos ngrënit asgjë për një ditë ka treguar se ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat.indeksonline