Kongresi amerikan falënderues ndaj Kosovës

93

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan, ka falënderuar publikisht Kosovën për mbështetjen që ka ndaj Amerikës.

Këtë falënderim Komiteti për Punë të Jashtë i Kongresit amerikan, e ka bërë në rrjetin social Twitter, ku theksoi se edhe Kosova do të ketë përherë mbështetjen nga SHBA, transmeton Indeksonline.

Kjo u dëshmua edhe para disa ditëve në një hulumtimi që bëri ‘Radio Free Evrope” se cilat janë shtetet që e mbështesin më së shumti Amerikën dhe lidershpin e saj, doli se Kosova ishte e para.

Si rezultat i këtij hulumtim doli poashtu se Kosovë ka arritur mbi 85% kur ishte fjala për përkrahje amerikane.

Shqipëria ishte e radhitur e treta me 80%, ndërsa, sa i përket Serbisë dhe Rusisë dëshmohet edhe këtë herë se ato aspak nuk janë partnere me Amerikën dhe lidershipin e saj.

Kosova shumë herë ka theksuar përkushtimin e plotë për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë.

Është dëgjuar shumë herë edhe nga udhëheqësit kosovarë të shtetit se Republika e Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj. /Indeksonline/