Publikohet kënga ‘Biri Im’ nga Sabri Fejzullahu (Video)

340

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka publikuar sot këngën e tij më të re të titullar ‘Biri Im’.

Kënga ka një tekst shumë të ndjeshëm për lidhjen në mes babait dhe fëmijës mashkull. E në këtë videoklip shumë të bukur, roli kryesor i është dhënë pikërisht nipi i këngëtarit i quajtur ‘Arti’ apo njohur ndryshe si djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu, transmeton Indeksonline.

Teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orekstrimi është bërë nga Arti Rec dhe  videoklipi është realizuar nga Imagine Films.

Sabriu ka arritur që gjithmonë të sjellë këngë shumë të dashura dhe shumë të ndjeshme dhe këtë e ka bërë përsëri me këngën e titulluar ‘Biri Im që është një projekt fantastik./Indeksonline/