Carlos Velasco gjyqtari i ndeshjes Shqipëri – Zivcër

56

UEFA ka caktuar gjyqtarin e super ndeshje së parë Shqipëri- Zvicër. Gjykimi i këtij dueli delikat do të bëhet nga Carlos Velasco Carballo.

Arbitri spanjoll u konfirmua në faqen zyrtare të Konfederatës Europiane, kur kanë mbetur edhe pak orë nga dueli i së shtunës në Lens. Carlos Velasco Carballo është një gjyqtar i kolegjiumit të Madridit, që drejton ndeshje në Primera Division prej vitit 2004, ndërsa gjykon në arenën ndërkombëtare prej vitit 2008.

Prej vitesh, ai cilësohet si një prej arbitrave më të mirë europianë, me UEFA-n që në 2011-ën i besoi finalen e Europa League ndërmjet Portos dhe Bragës, ndërsa e përfshiu edhe mes 12 gjyqtarëve të Euro 2012. Por, Velasco Carballo njihet mbi të gjitha për reputacionin si një arbitër i ashpër dhe që nuk i kursen kartonët. Përkundrazi, ndëshkimi i lojtarëve në fushë ngjason me një hobi.

I rreptë, në shumë raste ndoshta edhe më tepër nga sa e parashikon rregullorja, bilbili spanjoll ka statistika të frikshme, për një skuadër që Shqipëria, që lojën e saj e bazon te lufta e fortë fizike.

Në 33 ndeshje sezonale, mes kampionatit spanjoll, Kupës së Mbretit, Champions dhe Europa League, por edhe kualifikueseve të Kampionatit Europian, Carlos Velasco Carballo ka akorduar 180 kartonë të verdhë dhe 11 të kuq. Me shifra kjo statistikë përkthehet në rreth 5,5 kartonë të verdhë për ndeshje