KËSHILLI I DREJTORËVE NË PODUJEVË DISKUTOI PËR BUXHETIN

KËSHILLI I DREJTORËVE NË PODUJEVË DISKUTOI PËR BUXHETIN

68

Nën udhëheqjen e kryetarit Agim Veliu, sot është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, ku është diskutuar për ecurinë e përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2017/19 dhe përgatitjet për shënimin e Ditës së Çlirimit të Podujevës.

Në takimin e sotëm të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, të cilin e udhëhoqi kryetari Agim Veliu, u diskutua për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2017/19 (KAB) në bazë të Qarkores Buxhetore 2016/01 si dhe për përgatitjet për shënimin e 19 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Podujevës.

Në takim u tha se në kuadër të ecurisë së përgatitjeve të Kornizës Afatmesme Buxhetore do të organizohen tri takime publike me qytetarë, në mënyrë që kërkesat e tyre për investime në fusha të ndryshme të përfshihen në projeksionet buxhetore.

Kryetari Veliu kërkoi që të respektohet dinamika e përgatitjes së këtij dokumenti strategjik për Komunën në përputhje me afatet e përcaktuara.

Në takim u bisedua edhe lidhur me përgatitjet për shënimin e 19 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Podujevës, me ç’rast u formua edhe Këshilli Organizativ për organizimin e aktiviteteve për nder të kësaj feste.