AS: Shqipëri-Zvicër, një ndeshje që s’duhet humbur (Foto)

97

Euro 2016 ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë. Njëra ndër to është edhe përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

E përditshmja spanjolle “AS” e ka përpiluar një listë të ndeshjeve që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim spikat ajo e Grupit A, mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet në 11 qershor ne Lens.

“Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj  dhe të kualifikohet në raundin e dytë. Por fillimisht kuqezinjët duket të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.

Sigurisht askush nuk do të humbasë sfidën e hapjes së Euro 2016 mes Francës e Rumanisë, edhe kjo për grupin A.

Skuadra e Deshamps do të luajë përballe publikut të saj dhe detyra e saj është jo vetëm të fitojë, por edhe të largojë dyshimet e krijuara nga dëmtimet e mbrojtësve dhe mungesa e Benzema.

Tjetër ndeshje që duhet ndjekur është ajo mes Spanjës e Çekisë. Skuadra kampione në fuqi kërkon titullin e tretë radhazi në kontinent, por ajo që ka më shumë nevojë ajo është të fshijë imazhin e dhënë në Botërorin 2014 ku u eliminua në grupe.

Nuk mund të linim jashtë kësaj liste përballjen mes Anglisë dhe Uellsit në Grupin B që do të jetë një derbi britanik ku Gareth Bale do të përballet me armatën e “Tre Luanëve”.

Gjermani-Poloni është gjithashtu një ndeshje ndaj së cilës askush nuk duhet të jetë indiferent.

Gjermania ka disa polakë në radhët e saj dhe në kualifikuese Levandovski e të tjerë arritën të thyejnë kampionen e botës 2-0. Për më tepër sulmuesi i Bayernit njeh të gjitha truket e shokut të tij të skuadrës, Manuel Neuer. /TCH/