Mediet serbe: Na shokoi UEFA (Foto)

56

Caktimi i grupit të Kosovës nga UEFA për pjesëmarrje në botërorin e Rusisë, ka qenë një tronditje për mediet serbe, që vazhdojnë të shprehin pakënaqësi të mëdha ndaj këtyre vendimeve.

UEFA e caktoi Kosovën në grupin I, pjesë e të cilit është edhe Turqia, Kroacia, Ukraina, Finlanda dhe Islanda.

“Një vendim tjetër shokues nga UEFA: Kosova me Kroacinë, Turqinë dhe Ukrainën në kualifikimet për Kupën e Botës në Rusi”, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.