Orari i ndeshjeve të Kosovës për këtë vit

86

Pasi u mësua që Kosova do të luajë në Grupin I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, është mësuar edhe orari i ndeshjeve që do të zhvillohen në vitin 2016.

Më 5 shtator, Kosova do të luajë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve, si mysafir i Finlandës.

Ndeshja e parë vendas, do të luhet më 6 tetor ndaj Kroacisë.

Takimi i tretë i Kosovës do të luhet më 9 tetor ndaj Ukrainës, ndërsa një muaj më vonë, më 12 nëntor, Kosova luan ndaj Turqisë.

Pas ndeshjeve të 12 nëntorit, Kosova nuk do të ketë orar të caktuar deri në mars të vitit 2017.