Shkollës “Ibrahim Rugova” iu dorëzuan pajisjet për kabinete mësimore

97

Kabinetet e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ibrahim Rugova” në Podujevë sot janë pajisur me mjete për laboratorë shkencorë dhe mjete të tjera të konkretizimit për disa lëndë mësimore.

Përfaqësues të  Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) i kanë dorëzuar sot Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ibrahim Rugova” në Podujevë pajisje për laboratorë shkencorë dhe mjete të tjera të konkretizimit, që janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar para disa ditësh në mes të kryetari të Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu dhe përfaqësuesit të IOM-it.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 12,400 euro, prej të cilave 9,900 euro janë donacion nga Bashkimi Evropian e që implementohet nga IOM-i dhe 2,500 euro nga Komuna e Podujevë.

Në ceremoninë e pranim të pajisjeve ishin prezentë nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari drejtori i Arsimit, Avni Maloku, drejtori i Financave, Isuf Latifi, drejtoresha e Inspeksionit, Florie Besholli, shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri dhe drejtori i shkollës, Selman Hoti

Me rastin e pranimit të pajisjeve nënkryetari Nexhmi Rudari falënderoi donatorin dhe implementuesin e projektit duke thënë se pajisja e kabineteve të kësaj shkolle me laboratorë dhe mjete të tjera të konkretizimit do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë dhe rezultate më të mira në mësim.

Me laboratorë dhe mjetet të tjera janë pajisur kabinetet për lëndët e Gjeografisë, Historisë, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë.