UEFA: Kosova nuk mund të luajë me Serbinë e Bosnjën (Foto)

46

UEFA ka bërë të ditur se Kosova nuk do të mund të luajë as ndeshje kualifikuese, por as miqësore me Serbinë e Bosnja Hercegovinën, kjo për shkak të kaluarës

“Paneli Emergjent i UEFA’s po ka vendosur që Kosova të mos përballet asnjëherë me Serbinë e Bosnja Hercegovinën, për shkak të sigurisë”, thuhet ndër të tjera në sajtin zyrtar të FIFA’s.

Kosova për kualifikime për botëror do të luajë në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

Ndërsa, Gjibraltari do të jetë pjesë e Grupit H bashkë me Belgjikën, Bosnjën e Hercegovinën, Greqinë, Estonin dhe Qipron. /Express/