Zyrtare: Kosova mëson kundërshtarët për Botërorin “Rusia 2018”

133

UEFA ka vendosur që Kosova të jetë pjesë e grupit I gjatë kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”

Kosova për kualifikime për botëror do të luajë në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën derisa Gjibraltari të jetë pjesë e Grupit H bashkë me Belgjikën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron në Grupin H.

Lajmi është bërë i ditur në sajtin zyrtarë të FIFA’s, të cilët kanë treguar se Kosova dhe Gjibraltari tashmë kanë mësuar grupet në të cilat do të luajnë për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Kosova për kualifikime për botëror do të luajë në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. Paneli Emergjent i UEFA-s po ashtu ka vendosur edhe që Gjibraltari të jetë pjesë e Grupit H bashkë me Belgjikën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron në Grupin H”, shkruhet në sajtin zyrtarë të FIFA’s. /Express/