E thotë edhe Henry: Shqipëria luajti më mirë

39

Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry, është befasuar nga loja e mirë e Shqipërisë dhe e ka paralajmëruar Francën se çfarë e pret në ndeshjen e radhës.

Kombëtarja kuqezi pësoi humbje minimale nga Zvicra në një ndeshje ku luajtën shumë më mirë se kundërshtari, edhe pse pjesën më të madhe e zhvilluan me një lojtar më pak në fushë.

Henry ka theksuar se Shqipëria luajti më mirë dhe i ka lënë më shumë mbresa se sa helvetikët.

“E kam thënë më herët që Franca nuk do të ketë ndeshje të lehta në grup dhe këtë e pamë”.

“Isha më shumë i impresionuar nga Shqipëria sesa nga Zvicra, por kjo e dyta fitoi”, ka deklaruar ish-ylli i Arsenalit. /Telegrafi/