EURO 2016, formacionet zyrtare Shqipëri – Zvicër

69

Kombëtarja Shqiptare sot shkruan historinë e futbollit shqiptar, duke debutuar në Kampionatin Evropian.  Është Zvicra kundërshtari i parë i kuqezinjve në ndeshjen e parë në kuadër të grupit A.

Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe tashmë qyteti i Lensit është veshur kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë që kanë udhëtuar për këtë ndeshje.

Kur kanë mbetur edhe dy orë deri të fillimi i ndeshjes, tifozët kuqezi i janë drejtuar stadiumit “Stade Bollaert-Delelis”.

Indeksonline do t’iu informojë për më të rejat nga qyteti i Lensit, duke sjellë pamje ekskluzive.

——————————————————————————————

(14:13) Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka, Roshi, Abrashi, Lenjani; Sadiku

(13:55) Në formacionin e Zvicrës ndaj Shqipërisë janë pesë futbollistë më prejardhje shqiptare. (Behrami, Džemaili, Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi)

(13:52) Formacioni zyrtar i Zvicrës ndaj Shqipërisë.