Identifikohet viktima e aksidentit në Rrugën e Kombit, një 51 vjeçar nga Kosova

68

Policia ka zbardhur aksidenti e rendë që ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Rrëshen -Rrubik, në vendin e quajtur Ura e Munazit

Si paspjë e përplasjes së dy makinave mjeti Renault me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa  AA425IG   ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Renault shtetasi Melazim Bytyqi ,  banues në Leshan, Kosove, 51 vjeç.

Janë dëmtuar  shtetasia  B.M. 31 vjeçe  dhe 1 fëmijë 6 vjeç  që ndodheshin  pasagjerë  në  makinën  e  Renaultit  , të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak.

 

Drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.ZERI