Kërkohet kujdes gjatë demarkacionit me Serbinë (Video)

60

Problemet që u shfaqën rreth demarkacionit me Malin e Zi, duhet të shërbejnë si mësim për demarkacionin me Serbinë, tërheqin vërejtjen analistët në vend.

Më shumë se tetëmijë hektarë tokë rrezikon t’i humbë Kosova, e këtë e thonë banorët e zonës, ekspertë të ndryshëm, e mbi të gjitha opozita, raporton KTV.

Pushteti vazhdon të këmbëngul se marrëveshja është në rregull dhe se e njëjta do të ratifikohet shpejt në Kuvend.

 

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se për Demarkacionin me Serbinë janë të qetë, sepse për këtë temë as që dëshiron të diskutojnë fqinjët serbë.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se duhet të ketë më shumë transparencë në këtë proces dhe kërkon edhe përfshirjen e opozitës.

Ndërkohë, analistët Imer Mushkolaj e Albert Krasniqi kërkojnë transparencë e përfshirje të të gjithë spektrit politik e shoqërisë civile në procese të rëndësishme për Kosovën.