Zëria merr një lajm fantastik para ndeshjes me Zvicrën

42

Shqipëria shihet si skuadra më pak pretendente për këtë kompeticion. Jo vetëm për fitimin e trofeut, por edhe për shanset për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve.

Mirëpo, në këtë përballje, ka një detaj interesant që është fakt në favor të Shqipërisë. Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në pjesëmarrjet në Europian.

Një e dhënë interesante dhe domethënëse për ekipin helvet. Është një skuadër që nuk e ka kaluar asnjë herë fazën e grupeve në katër pjesëmarrje në finalet e një kompeticioni si Europiani.

Për fat të keq, u ka shënuar gjithmonë kuqezinjve në të gjashtë përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve. Përballjet direkte Momenti i shumëpritur për të gjithë shqiptarët tashmë ka mbërritur. Mesditën e kësaj të shtune në stadiumin e Lens, kuqezinjtë e De Biazit do të bëjnë debutimin e tyre historik në një kampionat Europian, përcjell “Panorama Sport”.

Dëshira për ta nisur me një rezultat pozitiv Europianin francez në kampin e Kombëtares shqiptare është e madhe, por përballë një përfaqësueseje si Zvicra kuqezinjtë nuk do të kenë një mision të thjeshtë.

Helvetët gjithmonë kanë ditur të marrin maksimumin në sfidat që kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë dhe statistikat flasin tërësisht në favor të tyre. 6 herë janë përballuar mes tyre në të kaluarën kombëtarja kuqezi dhe Zvicra, teksa 5 sfida janë fituar nga helvetët dhe vetëm 1 ka përfunduar në barazim.