Ambulanta e re në Batllavë të Podujevës është jashtë funksionit

60

Banorët e fshatit Batllavë të Podujevës tash e sa muaj po presin që ambulanta në të cilën nuk punon askush, të kryej shërbimet mjekësore.

Para se të ndërtohej kjo ambulant e re, në vendin e njëjtë ishte e vjetra, por ajo ishte funksionale.

E mos funksionalizimi i saj tash, po krijon shumë vështirësi për banorët.

Por, drejtori i drejtoratit për Shëndetësi në komunën e Podujevës Agron Hyseni, i tha Klan Kosovës në telefon se ky objekt tashmë është i përfunduar dhe se janë kryer të gjitha punimet dhe se para muajit korrik ajo do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Kjo ambulantë do t’iu shërbej tri fshatrave të kësaj ane, Batllavës, Kaqibegut dhe Gërdocit.