BE-ja i jep afat edhe tre ditë Kosovës, ja për çfarë bëhet fjalë

149

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Bashkimit Evropian pret që çështja e mandatit të EULEX-it të finalizohet para 14 qershorit.

“Siç e dini, mandati aktual i EULEX-it përfundon më 14 qershor 2016, BE-ja dhe Kosova kanë finalizuar diskutimet mbi praninë e EULEX-it përtej qershorit. Ne presim një vendim para 14 qershorit,” thonë për Tribuna Channel, në zyrën për medie të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Por, për analistët vazhdimi i mandatit të EULEX-it po bëhet për arsye politike, përkundër se do të duhej të fuqizohej në fushën e sundimit të ligjit.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pret që me vazhdimin e mandatit të ndryshohet edhe struktura e këtij misioni, pasi që deri më tani ka treguar performancë të dobët.indeksonline