Brenda javës reshje dhe temperatura të larta

61

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për pesë ditët e ardhshme ka paraparë mot me reshje dhe temperatura të larta.

Të hënën dhe të martën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Si pasoj e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të krijohen kushte për formimin e vranësirave të dendura dhe jo stabile. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende- vende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale në këto dy ditë do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi  deri 11m/s.

Nga dita e mërkurë e tutje pritet një stabilizim i motit. Shtypja atmosferike do të ngritet mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të shënjon vlera mbi 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.