Këta janë 4 kosovarët e zhdukur që po i kërkon Interpoli (Foto)

68

Xhemshit Jashari (44), Etem Hajdini (78), Xhezide Beqiri (44) dhe djali i saj Benit Beqiri (11), janë katër kosovarët e zhdukur prej kohësh të cilët publikisht kërkohen nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, Interpol, transmeton Indeksonline.

Por, numri i të zhdukurve gjithherë sipas Interpolit, në Shqipëri është dukshëm më i lartë se në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri Interpoli kërkon 144 shtetas shqiptar të cilët janë zhdukur në forma të ndryshme, e që shumë prej tyre janë fëmijë dhe të gjinisë femërore.

Ndryshe nga Kosova që nuk ka bashkëpunim direkt me organizatën më të madhe ndërkombëtare të policisë, Shqipëria është pjesë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Interpol Tirana ka një staf prej 15 njerëzve specialit dhe oficer të telekomunikacionit./Indeksonline/