Isa Mustafa: U arrit marrëveshja për EULEX-in, nesër vendos Kuvendi

29

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se dje kanë pasur një takim me përfaqësues të institucioneve ku është arritur marrëveshja për EULEX-in.

“Ne presim sot ta marrim këmbimin e letrës nga Mogerini. Ne do ta mbajmë edhe një takim të Qeverisë pasdite dhe nesër mendojmë t’ia dërgojmë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, ka deklaruar Mustafa, raporton Indeksonline.

Ndërsa zv/kryeministri Hajredin Kuçi, thotë se marrëveshja për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite është arritur në përputhje me letrën të cilën e ka dërguar presidenti.

“Presim nesër qe në seancën e rregullt të vazhdohet mandati i EULEX-it. Ka vetëm një ndryshim”, ka thënë Kuçi.

Mbledhja e radhës e qeverisë do të mbahet sot rreth orës 18:00.

——-

Ja pikat e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë (Foto)?

Image

Është caktuar edhe rendi i ditës për mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

Janë  gjithsej 10 pika për të cilat do të debatojnë ministrat qeveritar: