Mogherini: EULEX-i do të kontribuojë në përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane

21

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtëm dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, përmes një letre aprovimi, që flet për mandatin e EULEX në Kosovë, të cilën KosovaPress ua sjell të plotë.

Mogherini në letrën e dërguar shpreh mirënjohje për përkushtimin e presidentit për ta lehtësuar dhe ndihmuar punën e EULEX-it në Kosovë.

“Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX-i në Kosovë do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur shumë etnik të drejtësisë”, shkruan ndër të tjera përfaqësuesja e BE-së.
Në letrën e Mogherinit drejtuar presidentit Thaçi, të siguruar nga KosovaPress, ajo thotë së në kryerjen e mandatit të vet, EULEX-i në Kosovë do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Më poshtë ju sjellim të shqipëruar letrën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtëm dhe të Sigurisë, Federica Mogherinit, si dhe versionin origjinal të saj.

Image

Bruksel, 15/06/2016

H.E. Zotëri Hashim Thaçi

President i Kosovës

I nderuar President,

E pranoj ftesën tuaj të bërë në letrën e adresuar më 9 Qershor 2016 për të vazhduar mandatin e EULEX-it në Kosovë, siç është përcaktuar në Veprimin e Përbashkët 2008/124 / CFSP , i miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt 2008, siç thuhet edhe në letrat tona të 4 shtatorit 2012 dhe 14 prill 2014.

Do të doja ta shfrytëzoja rastin që të shpreh mirënjohjen time të thellë për përkushtimin tuaj për ta lehtësuar dhe ndihmuar punën e EULEX-it në Kosovë, që të ketë një bashkëpunim sa më efektiv dhe efikas për të mirën e tërë Kosovës dhe bashkëpunimit tonë të ndërsjellë.

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX-i në Kosovë do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur shumë etnik të drejtësisë dhe shërbimin e policisë multi-etnike në përparimin e tyre drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse, duke përfshirë edhe EULEX-in në Kosovë që kërkon raste të reja në rrethana të jashtëzakonshme.

Kosova posedon një perspektivë evropiane të pjesës tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në kryerjen e mandatit të vet, EULEX-i në Kosovë do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Në fund fare, unë shoh përpara për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes nesh, duke kontribuar në stabilitetin e përforcuar dhe prosperitetin në rajon.

Sinqerisht,

Federica Mogherini