De Biasi: Gabova me Francën, ja si do ta mundim Rumaninë

35

rajneri i Kombëtares, Gianni DeBiasi e ka peng pse nuk i ka marrë 2 pikë ndeshjet e para, te të cilat lojtarët dhanë shpirtin në fushë.

Ai thotë se kuqezinjtë në Europianin e parë të Shqipërisë, meritonin më shumë.

Trajneri i Kombëtares u intervistua nga “Gazzetta dello Sport”.

“Do të mjaftonin vetëm 15 minutat e para me Zvicrën. Sikur nuk ishim në fushë dhe pësuam gol. Pastaj me 10 lojtarë në fushë zhvilluam një ndeshje të bukur, të guximshme. E meritonim barazimin. Me Francën më vjen keq, pasi u treguam të zotë, duke lënë pak hapësira. Në këtë Kombëtare ka shumë talente. Duhet të bëja të tjera ndërrime, të aktivizoja sulmues të shpejtë që të krijonte probleme dhe të përpiqeshim të fitonim” – tha De Biasi për sportiven italiane.

Ai kthehet te ndeshja e të dielës me Rumaninë.

“Do të kishim patur 2 pikë dhe do të prisnim Rumaninë ndryshe. Tani duhet ta nisim që në fillim në sulm”, ka thënë më tej trajneri i Kombëtares, duke zbuluar edhe pak nga strategjia e tij.
Gianni De Biasi vlerësoi edhe letrën e Kryeministrit Rama pas humbjes me Francën, duke pranuar se ishte fantastike.