Ekspertët vlerësojnë se papunësia në Kosovë është më e lartë se 40 % (Video)

31

Njohës të fushës së ekonomisë po e konsiderojnë si joreale shkallën e papunësisë në Kosovë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Krijimi i vendeve të reja të punës ka qenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Isa Mustafës, raporton KTV.

Ata vazhdimisht kanë deklaruar se numri i të papunësuarve po zvogëlohet dita-ditës. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë për vitin 2015 është 32.9%.

Lumir Abdixhiku nga Instituti Riinvest thotë se shkalla e papunësisë është shumë më e lartë sesa ajo që institucionet po i paraqesin.

Sipas tij, statistikat e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Trustit nuk tregojnë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Edhe përfaqësues të punëtorëve thonë se këto statistika nuk janë të sakta, pasi që shkalla e papunësisë është mbi 40%.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale deklarojnë se numri i të punësuarve dhe punëkërkuesve vazhdimisht po rritet.