Ja si mund të kualifikohet Shqipëria (Foto)

111

​Shqipëria ka shënuar fitore minimale 1:0 kundër Rumanisë, për të ruajtur gjasat për kualifikim në Euro 2016

Shqipëria ka shënuar fitore minimale kundër Rumanisë dhe ka siguruar pozitën e tretë në Grupin A, ku prijnë Franca dhe Zvicra.

Por, Shqipëria ende nuk e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales dhe për këtë duhet të pres ndeshjet në pesë grupet tjera.

Nga gjashtë Grupe sa janë, katër vendet e treta do të kualifikohen, ndërsa dy më të dobëtat do të eliminohen.

Për të kaluar Grupin B, Shqipëria duhet të shpresojë që Anglia do të mposhtë me rezultat më të thellë se 2:0 Sllovakinë, ndërsa Uellsi të fitoi ose barazoi me Rusinë.

Në Grupin C, Gjermania duhet të mposhtë me shumë se 3 gola Irlandën Veriore, ndërsa Polonia të barazoi ose fitoi me Ukrainën.

Në Grupin D, ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Çekisë duhet të përfundoi baras ose me fitore minimale 1:0 të Turqisë.

Në Grupin E, Italia duhet të mposhtë Irlandën, ndërsa Belgjika Suedinë, ndërsa në Grupin e fundit F, Hungaria duhet të mposht Portugalinë, ndërsa Islanda Austrinë.

Kujtojmë se nga këto skenarë, Shqipërisë i duhet që vetëm dy të realizohen.

 

 

Fitorja 1 me 0 ndaj Rumanisë, në rrethin e fundit të Grupit A në Euro 2016, ia ka shtuar shanset Shqipërisë për të kaluar tutje në Kampionatin Evropian.

Tani Shqipëria ka mbyllur grupin në pozitën e tretë pas Francës dhe Zvicrës dhe ka gjasa të mira për të vazhduar tutje nga pozita e tretë.

Sipas rregullores së UEFA-s në këtë kampionat shkojnë dy pozitat e parë nga gjashtë grupet si dhe katër ekipet që kanë bilanc më të mirë nga pozitat e treta të secilit grup.

Në këtë listë përfshihet edhe Shqipëria që tani është e treta në renditjen e ekipeve që janë në pozitën e tretë në të gjitha grupet. Shqipëria ka një ndeshje më shumë dhe gjithçka mund të ndryshojë, por ekzistojnë shanse të mira për kualifikim.

Kjo është lista aktuale e pozitave të treta më të mira:

  1. Irlanda e Veriut – 3 pikë, +1 goldiferenca
  2. Sllovakia – 3 pikë, 0 goldiferenca
  3. Shqipëria – 3 pikë, -2 goldiferenca
  4. Portugalia – 2 pikë, 0 goldiferenca
  5. Çekia – 1 pikë, -1 goldiferenca
  6. Suedia – 1 pikë, -1 goldiferenca