RADIO VIZIONI :URIME 19 Qershori dita e Qlirimit të Podujevës

57

Podujeva sot shënon 17 vjetorin e Çlirimit ,aktivitetet për nder të kësaj dite kanë filluar ditë më parë me  përurime të shumta në disa fshatra të Podujevës. Kështu të Premten për nder të Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu, ka bërë përurimin solemn të objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Batllavë dhe objektit të Zyrës së Gjendjes Civile në Orllan.Po ashtu në vigjilje të shënimit të kësaj dite  është bërë edhe përurimi i  Zyrës së Gjendjes Civile në Orllan , kryetari Veliu me këtë rast tha se kjo zyrë u mundëson banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth shërbime efikase në pajisjen me dokumente të gjendjes civile. Për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, delegacioni i Komunës së Podujevës, i kryesuar nga kryetari Agim Veliu, ka vendosur kurora lulesh dhe ka bërë homazhe në Kompleksin “Zahir Pajaziti” në Orllan, në Kompleksin “Baza e Parë e Lirisë” në Lladoc dhe në memorialin “Tabet e Llapashticës” në Llapashticë. Aktivitetet për Ditën e Çlirimit përmbyllen të dielën në orën 21:30 me performancën e Shkollës së kitarës “Mirela” në sheshin e Qytetit.